Ekzekutuan me armë ish-bankierin, burg të përjetshëm dy vëllezërve shqiptarë në Itali

Diaspora

Ekzekutuan me armë ish-bankierin, burg të përjetshëm dy vëllezërve shqiptarë në Itali

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 11:30
Vellezerit

Gjykata e Leçes në Itali ka dënuar me burgim për jetë shqiptarin Paulin Meçaj dhe vëllain e tij, të cilët  mbrëmjen e 16 korrikut vranë ish-menaxherin e bankës Giovanni Caramuscio, gjatë një grabitjeje, përpara bankomatit në via San Pietro in Lama në Lequile.

Dënimi u shqiptua mëngjesin e sotëm, raportojnë mediat italiane, ku Gjykata vendosi rritjen e dënimit edhe për vëllain e tij bashkëpunëtor, për të cilin prokurori kishte kërkuar 22 vite burg.

Kujtojmë se Caramuscio, 69 vjeç, po tërhiqte disa para në bankomat së bashku me gruan e tij, në momentin kur u sulmua nga dy shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat