Shqiptari ngre fermën e kultivimit masiv të kanabisit, fitime 45 mijë euro në muaji, si ishte kamufluar aktiviteti

Diaspora

Shqiptari ngre fermën e kultivimit masiv të kanabisit, fitime 45 mijë euro në muaji, si ishte kamufluar aktiviteti

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Një fabrikë e prodhimit të marijuanës u çmontua nga Policia italiane në Acqui Terme. Mediat italiane bëjnë me dije se plantacioni i kanabisit indian ishte ngritur dhe fshehur brenda një ish-restoranti të braktisur për disa kohë në kodrat Acquesi, pranë Bashkisë Moirano.

Dhomat e mëdha të ish-restorantit ishin shndërruar në dhoma për mbjellje, rritje dhe korrje të bimës narkotike. Brenda ndërtesës ishte ngritur një laborator i madh me gjithçka të nevojshme për prodhim në shkallë të gjerë: 67 llamba halogjene për rritjen e bimëve, me një vlerë komerciale prej rreth 600 euro secila, tri pajisje industriale të kondicionimit për të mbajtur një klimë konstante gjatë gjithë vitit dhe një sistem vaditjeje profesional.

Brenda u gjetën 1200 bimë të përmasave të ndryshme, nga më të rejat në dhomën e “çerdheve”, në proces rritjeje dhe gati për t’u transferuar në dhomat ku bëhej kultivimi i mëtejshëm deri në rritjen përfundimtare të bimëve, një cikël prodhimi që ishte në vazhdimësi.

Përveç bimëve, brenda kishte edhe 45 qese plastike të mbushura me vakum me marijuanë të tharë dhe të konservuar, me një peshë totale rreth 23 kilogramë. Fabrika e drogës drejtohej nga një shqiptar, i cili banonte aty dhe aktualisht i pagjurmueshëm nga hetuesit.

Operacioni nuk ka përfunduar ende. Aktiviteti i shitjes me pakicë të lëndës narkotike u ka sjellë kriminelëve përfitime rreth 45 mijë euro në muaj. Bimët janë prerë dhe sekuestruar së bashku me materialet e përdorura për kultivim, të cilat janë vënë në dispozicion të autoriteteve për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat