Shkatërrohet banda shqiptaro-rumune në Belgjikë, sekuestrohet kokainë me vlerë 43 milionë euro

Diaspora

Shkatërrohet banda shqiptaro-rumune në Belgjikë, sekuestrohet kokainë me vlerë 43 milionë euro

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 17:29
Policia

Një grup i madh i trafikut të drogës është shkatërruar në Belgjikë gjatë një operacioni anti-drogë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se janë arrestuar 4 persona, mes tyre shqiptarë dhe rumunë. Po ashtu është sekuestruar një sasi prej 1 ton e gjysmë kokainë, e cila në treg kapte vlerën 43 milionë euro.

Kokaina që transportohej ishte e fshehur mes pjesëve të Toyota-s dhe të arrestuarit rrezikojnë deri në 7 vite burg.

Grupi kriminal bënte transportin e kokainës mes Belgjikës dhe Anglisë, por autoritetet ranë në gjurmët e tyre pas një kontrolli të kryer në Francë, në kuadër të operacionit “Sky”. Policia zbuloi aty një telefon me qindra mesazhe të zhvilluara mes kriminelëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat