Si u zbulua korrieri shqiptar i kokainës në tregun italian? I merrte porositë në Whatsapp

Diaspora

Si u zbulua korrieri shqiptar i kokainës në tregun italian? I merrte porositë në Whatsapp

Më: 15 janar 2023 Në ora: 08:29
Policia italiane

Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur duke shitur kokainë. Mediat italiane shkruajnë se ai i merrte porositë nëpërmjet mesazheve në whatsapp.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30 një patrullë me rroba civile vuri re se djali, duke drejtuar makinën, ndaloi në një rrugë të izoluar të fshatit Scandiano, në Reggio Emilia, më pas zbrit nga makina për t'u takuar me dy persona, të cilët pas shkëmbimeve të shpejta u larguan.

Më pas policia iu vu në ndjekje të riut, i cili sapo pikasi policinë hodhi qesen me dozat e kokainës, që më pas u sekuestruan.

Më pas gjatë kontrollit që iu bë shqiptarit dhe makinës që ai drejtonte u sekuestruan edhe 300 euro cash dhe tre telefona, ndërsa në banesën e tij nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Ndërsa telefonat ishin sekuestruar nga policia, njëri filloi të binte pa pushim dhe policia thirri në komisariat tre personat që ishin përtej telefonit.

Të gjithë raportuan se kontaktet ishin për shkak të blerjes së kokainës, e cila kishte ndodhur në të shkuarën, duke iu drejtuar të riut shqiptar të arrestuar, i cili po i dërgonte në shtëpinë e tij drogën e kërkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat