“Bandat shqiptare janë stërvitur nga kartelet e drogës në Amerikën Latine”- Media britanike: Imitojnë mafien italiane!

Diaspora

“Bandat shqiptare janë stërvitur nga kartelet e drogës në Amerikën Latine”- Media britanike: Imitojnë mafien italiane!

Më: 24 janar 2023 Në ora: 00:30
Foto ilustrim

Media britanike “The Sun” sërish i ka kushtuar një artikull të gjatë bandave shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në Angli.

Shkrimi mban titullin “Si baronët e drogave të kartelit ‘stërvitnin’ bandat shqiptare për të përmbytur Britaninë e Madhe me kokainë”.

Teksa i referohet një eksperti “The Sun” shkruan se “gangsterët shqiptarë po mbushin Britaninë e Madhe me kokainë përmes marrëdhënieve të krijuara prej kohësh me kartelet e drogës pasi imitojnë mafien italiane”.

“Nuk dihet saktësisht se sa shpesh apo çfarë kontakti të drejtpërdrejtë kanë bandat në Britaninë e Madhe me vetë kartelet, por shqiptarët që jetojnë në Amerikën Latine thuhet se janë lidhja “vendimtare” mes tyre”, vijon shkrimin media britanike.

Një ekspert për çështjet e drogës tha për The Sun: “Marrëdhënia e tyre është e suksesshme.  Pavarësisht disa vrasjeve, ajo ka qenë shumë e suksesshme. Fakti që ne shohim shumë dërgesa që mbërrijnë në Evropë, të cilat shqiptarët i kanë nën kontroll, tregon se është në funksion. Është një lidhje e fortë dhe e vendosur mes shqiptarëve dhe karteleve. Shumë solid dhe i vendosur mirë.”

Eksperti tha se prania shqiptare në Amerikën Latine filloi kur emigruan në Itali pas rënies së regjimit komunist në vitet 1990.

“Atje ata mësuan se si italianët kishin lidhje të forta me kartelet e drogës, përpara se të kalonin në Amerikën Latine në fund të viteve 2000 për të krijuar lidhjet e tyre.

Janë ata që arrijnë marrëveshjet mes bandave dhe karteleve, duke përfshirë sasitë dhe kostot, dhe do të organizojnë transportin e drogës në Evropë”.

Eksperti tha se sapo u krijua ky rrjet furnizuesish, bandat shqiptare në Britani dhe në pjesën tjetër të Evropës mundën të kontrollonin tregun, të shisnin më lirë dhe të shisnin më shumë.

“Marrëdhënia e tyre me shqiptarët në Amerikën Latine, dhe për rrjedhojë me kartelet, u vendosën aq mirë, saqë ata tani veprojnë si portë hyrse për drogën në Britani.

Atyre u dërgohet e gjithë droga dhe më pas janë ata që do t’i furnizojnë bandat e tjera britanike, duke përmbytur rrugët e Britanisë së Madhe”.

Eksperti shtoi se ka shumë mundësi që bandat britanike të mos kenë lidhjet e tyre me kartelet sepse kalojnë përmes bandave shqiptare.

Shqiptarët në Amerikën Latine konsiderohen madje si “ambasadorë” të bandave në Britaninë e Madhe, tha ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat