Kapet duke u ‘kujdesur’ për një fermë kanabisi në Britani, burg shqiptarit. Dëshmia në gjyq: Duhet të shlyeja borxhin prej 20 mijë paundësh

Diaspora

Kapet duke u ‘kujdesur’ për një fermë kanabisi në Britani, burg shqiptarit. Dëshmia në gjyq: Duhet të shlyeja borxhin prej 20 mijë paundësh

Më: 13 maj 2023 Në ora: 13:02
Julian Bushgjokaj

Një emigrant shqiptar në Britani është dënuar me 2 vite burg, pasi u kap duke u ‘kujdesur’ për një fermë kanabisi.

Julian Bushgjokaj, po kujdesej për 144 bimë kanabisi në një fabrikë të sofistikuar në disa dhoma të një shtëpie në Hull. Sipas mediave britanike, 30-vjeçari po punonte për të shlyer një borxh prej 20,000 paund.

Në seancën gjyqësore, Bushgjokaj pranoi se ka filluar të ‘kujdesej’ për herë të parë për fermën e kanabisit më 21 dhjetor të vitit të kaluar.

Gjatë kontrollit fizik në 12 dhomat e improvizuara, policia  sekuestroi 114 bimë kanabisi.

Bushgjokaj i tha policisë se i detyrohej 20 mijë paund për transportin e tij në këtë vend dhe se kishte rënë dakord të kujdesej për bimët e kanabisit për të shlyer borxhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat