Jetonte në hotelin përballë shtëpisë së 70-vjeçares, i riu shqiptar i futet në banesë dhe përdhunon të moshuarën greke

Diaspora

Jetonte në hotelin përballë shtëpisë së 70-vjeçares, i riu shqiptar i futet në banesë dhe përdhunon të moshuarën greke

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar si akuzuar për përdhunimin e një të moshuare në Greqi.

Mësohet se i riu jetonte në një hotel përballë shtëpisë së 70-vjeçares dhe është futur në banesën e saj.

Sipas dëshmisë së të moshuarës, ai e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale nën kërcënimin e thikës.

Pasi e moshuara denoncoi përdhunimin dhe përshkroi abuzuesin, u zbulua se ai jetonte në një hotel përballë shtëpisë së të 70-vjeçares.

I riu shqiptar u arrestua dhe u dërgua në komisariatin e Patmosit, por ka mohuar të ketë përdhunuar gruan greke.

Policia ka mbledhur materiale biologjike dhe gjurmë gishtash.

Ndërsa ndaj 27-vjeçarit rëndon akuza për përdhunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat