Bleona Qereti i dhuron puthje Grenellit, ky i publikon pamjet nga tubimi me komunitetin shqiptar në Nju Jork

Diaspora

Bleona Qereti i dhuron puthje Grenellit, ky i publikon pamjet nga tubimi me komunitetin shqiptar në Nju Jork

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 21:46
Bleona dhe Grenell

Ish-emisari presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, në prag të 28 Nëntorit, festës së pavarësisë së Shqipërisë ka pranuar çmimin “Nëntori shqiptar” nga komuniteti shqiptar në Nju Jork.

Në këtë ngjarje ka kënduar këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, e cila është parë në shoqëri të Grenellit dhe sipas pamjeve që i ka publikuar ky i fundit në Instagram, ajo i ka dhuruar edhe puthje ish-emisarit.

“Jam shumë krenar që kam pranuar këtë çmim në Nju Jork nga komuniteti shqiptar.

Ishte një natë e fuqishme me plot festë. Nëntori shqiptar”, ka shkruar Grenell krahas pamjeve të publikuara në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat