Fati tragjik i shqiptares Ilaria Sula, i vëllai: "Ishin ndarë prej kohësh!"/ Reagon edhe kryebashkiaku i Romës

Diaspora

Fati tragjik i shqiptares Ilaria Sula, i vëllai: "Ishin ndarë prej kohësh!"/ Reagon edhe kryebashkiaku i Romës

Më: 2 prill 2025 Në ora: 21:39
Ilaria Sula

Rreth shtëpisë në Terni ku jeton familja e Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare shqiptare që u vra i ish-i dashuri, ka heshtje. Në godinën pak larg stadiumit, dritaret janë të hapura, por askush nuk shihet. Ka pasur edhe pak kalimtarë. Disa fqinjë, të tronditur nga ngjarja, e përshkruan familjen si “njerëz të mirë dhe të sjellshëm”. Babai i Ilarias, sipas asaj që raporton Ansa është punëtor, ndërsa nëna e saj është shtëpiake.

I vëllai i Ilarias është 19 vjeç. Ai kërkon të kuptojë pse 23-vjeçari filipinez, Mark Antony Samson, vrau dhe futi në një valixhe trupin e motrës së tij dhe më pas e hodhi atë në një përrua në zonën e Polit në Romë. Ndërsa për fqinjët vrasja e motrës së tij është e paimagjinueshme. Për kryebashkiakun e Romës, Roberto Gualtieri, vrasja e studentes 22-vjeçare 137shtë një plagë e tmerrshme për të gjithë qytetin.

“Nuk mund ta shpjegojmë. Pse e bëri? Nuk e kuptojmë pse e bëri, vetëm ai e di.” Kështu thotë Leon, vëllai i vogël i Ilaria Sulës, i cili ka mbërritur në kryeqytet me disa të afërm. “Kam folur me Ilarian herën e fundit dy javë më parë, sepse ajo erdhi të na vizitojë në Terni”, kujton ai.

“Ajo ishte e qetë dhe nuk më thoshte për problemet. Pastaj vetëm mesazhe, por nuk jam i sigurt që i shkruante”. Ndërsa për të arrestuarin ai thotë: “E kam njohur, kanë qenë një vit bashkë por janë ndarë”.

“Një familje serioze, punëtorësh, me këmbë në tokë. Mark e takova të hënën e kaluar, ishte i buzëqeshur, më përshëndeti, nuk vura re asgjë në veçanti. U trondita, është një gjë shumë e shëmtuar dhe e trishtueshme. E paimagjinueshme në njëfarë mënyre”. Giovanni Spanò, stomatologu i cili punon në një ordinancë ngjitur me banesën ku jetonte njëzet e tre vjeçarja e arrestuar për vrasjen e Ilaria Sula tregon historinë.

“Ai është një djalë i sjellshëm, i edukuar, asnjëherë një fjalë pa vend”, shton ai. “Ai jetonte këtu me prindërit e tij. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë diçka të tillë.”

“Ilaria gjithmonë ka vepruar për paqen dhe harmoninë mes njerëzve. Të mendosh se ajo u zhduk në një mënyrë kaq tragjike është një dhimbje e thellë”. Kështu shprehet Enriko, për studenten e vrarë me thikë në Romë, një shok nga Terni, i cili ndoqi shkollën fillore me të dhe mbanin lidhje më pas.

“E di që ajo ka shkuar në shkollën e mesme te Angeloni, sepse unë shkoja në shkollën matanë rrugës dhe takoheshim shpesh”, tha ai për ANSA. “Më kujtohet një vajzë që ishte gjithmonë e qetë, asnjëherë jashtë vendit, ndonjëherë edhe e turpshme. Nuk i pëlqente të tregohej, aq më pak të zihej apo debatonte. Në fakt, shpesh dhe me dëshirë kur përballeshim me njëri-tjetrin, preferonte të linte mënjanë mendimet e veta vetëm për të shmangur çdo tension.”

Sonte në orën 18:30 para Fakultetit të Statistikës do të mbahet një moment heshtjeje dhe vendosja e një lule në kujtim të Ilaria Sulës, studentes me origjinë shqiptare nga Terni, e cila ndoqi kursin trevjeçar në universitetin e Romës. E pranishme do të jetë edhe rektorja Antonella Polimeni, bashkë me të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë.

Ktheu një shishe lëng portokalli në dyqan, ja sesi kontabilisti nga Nju Xhersi fitoi jackpot-in prej 315 milionë dollarësh

“Lajmi për vdekjen e Ilaria Sula na mbush me dhimbje dhe zemërim. Afërsia ime dhe ngushëllimet e Rome Capitale shkojnë për familjen dhe miqtë e saj. Vdekja e saj është një plagë e tmerrshme për të gjithë qytetin që nuk duhet të qëndrojë indiferent përballë një tjetër femicidi të papranueshëm”, shprehet në një shënim kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat