Vrasja m*kabre e Ilaria Sulës në Itali! Zbardhen SMS-të që vrasësi i dërgoi shoqes së viktimës nga celulari i 22-vjeçares shqiptare

Diaspora

Vrasja m*kabre e Ilaria Sulës në Itali! Zbardhen SMS-të që vrasësi i dërgoi shoqes së viktimës nga celulari i 22-vjeçares shqiptare

Më: 15 prill 2025 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Detaje të reja dalin lidhur me vrasjen makabre të 22-vjeçares shqiptare në Itali, e cil u vra nga ish-partneri i saj me origjinë filipinase.

Autori, Mark Samson, pasi e vrau Ilarian, i mori telefonin dhe nisi komunikimet me njerëzit e saj të afërt, për të mbuluar gjurmët e tij dhe për të drejtuar dyshimet për zhdukjen e saj në drejtim tjetër.

Mediat në Itali kanë zbardhur mesazhet që autori i dërgoi nga telefoni i Ilarias, shoqes së saj, Maria Sofia Lombardo, e cila është kthyer në një dëshmitare kyçe.

“Kam ikur me një djalë tjetër, e njoha në rrugë”, është një nga mesazhet që autori i shtirur si Ilaria i dërgoi shoqes së viktimës.

Përmes komunikimeve me shoqen e Ilarias Mark tentoi të shpikte një vrasës misterioz, në vend të tij.

Pasi në mesazhet drejtuar shoqes së Ilarias duke u shtirur si Ilaria ai shkruante: “Jam me dikë tjetër dhe nuk mund të them se ku jam”.

“Po shkoj në shtëpinë e një djali, që njoha në rrugë, por nuk të them dot se ku”, ka qenë një ndër mesazhet që autori i ka çuar shoqes së Ilarias nga telefoni i viktimës më 28 mars.

“Ne e pamë njëri-tjetrin këtë mëngjes jashtë La Sapienza dhe ai më pyeti nëse doja të dilja sot me atë”, ka shkruar më pas autori i shtirur si Ilaria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat