Në emër të Degës Jugore të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suedi dhe në emrin tim personal, shpreh mbështetjen e fuqishme dhe të palëkundur për qëndrimin e prerë, parimor dhe vizionar të Kryetarit të LDK-së, z. Lumir Abdixhiku.
Deklarata e tij për mos-devijimin nga vullneti i qytetarëve dhe për respektimin e verdiktit demokratik është jo vetëm e drejtë, por edhe jetike për mbrojtjen e integritetit politik të LDK-së. Në një realitet politik të ndërlikuar dhe shpesh të paqëndrueshëm, qëndrimi i LDK-së është busull e qartë për stabilitet institucional dhe vizion shtetformues.
Si Kryetar i Degës Jugore të LDK-së në Suedi, dhe në emër të gjithë strukturës që përfaqësojmë, ritheksoj përkushtimin tonë të plotë për të qëndruar në krah të drejtimit aktual të partisë. Përkrahja jonë nuk është simbolike, por e bazuar në bindjen se vetëm përmes konsistencës politike, pjekurisë strategjike dhe orientimit euroatlantik, mund të garantohet një e ardhme e qëndrueshme për Kosovën.
Dega Jugore e LDK-së në Suedi mbetet plotësisht e angazhuar në bashkëpunim të ngushtë me strukturat qendrore dhe degët motra në diasporë, për të siguruar që zëri i mërgatës të jetë i bashkuar, i fuqishëm dhe në shërbim të vlerave demokratike dhe të interesit qytetar.