Anija shqiptare “Butrinti” P-134 u vjen në ndihmë 13 emigrantëve në Egje, mes tyre 2 fëmijë

Diaspora

Anija shqiptare “Butrinti” P-134 u vjen në ndihmë 13 emigrantëve në Egje, mes tyre 2 fëmijë

Më: 20 maj 2025 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Në prag të stërvitjet më të mëdha ushtarake shumëkombëshe: Defender Europe 25, e drejtuar nga Komanda Evropiane e SHBA (USEUCOM), që do të zhvillohet në Shqipëri, një tjetër operacion i suksesshëm nga djemtë dhe vajzat tona të Forcës Detare.

Anija shqiptare “Butrinti” P-134, pjesë e misionit të NATO-s në Detin Egje, finalizoi operacionin e kërkim-shpëtimit (SAR), duke u ardhur në ndihmë 13 emigrantëve, mes tyre 2 fëmijë.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Rojet Bregdetare të Greqisë dhe Turqisë, dhe përfundoi pa asnjë incident.

Ky është operacioni i katërt SAR i kryer nga Forca Detare shqiptare në Egje gjatë vitit 2025 me 111 jetë të shpëtuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat