Kishte fshehur 10 kilogramë kokainë në makinë, policia arreston shqiptarin: Sjellja e tij nervoze ngriti dyshimet...

Diaspora

Kishte fshehur 10 kilogramë kokainë në makinë, policia arreston shqiptarin: Sjellja e tij nervoze ngriti dyshimet...

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 18:32
Gjesendet e gjetura

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar në zonën e Cassino pasi në automjetin e tij u gjetën 10 kilogramë kokainë.

Sipas raportimeve, sjellja nervoze e shqiptarit ka bërë që policia të ushtrojë kontrolle në makinën e tij.

Droga u gjet në pjesën e pasme në një vend të posaçëm në automjetin "Alfa Romeo". Autoritetet italiane bëjnë me dije se nëse droga do të dilte në treg do të kapte vlerën e 1 milionë eurove.

Sakaq, pas sekuestrimit të kokainës shqiptari u transferua në burgun e Cassinos dhe tashmë do të përballet me drejtësinë italiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat