“Një top u bë shkaktar”, mediat kanadeze raportojnë për tragjedinë ku vdiqën gruaja nga Deçani me djalin e saj

Diaspora

“Një top u bë shkaktar”, mediat kanadeze raportojnë për tragjedinë ku vdiqën gruaja nga Deçani me djalin e saj

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 23:03
Viktimat

Një top u bë shkaktar për vdekjen e një gruaje 34 vjeçare nga Kosova dhe djalit të saj trevjeçar.

Kështu raportojnë mediat kanadeze.

Siç raportohet ngjarja kishte ndodhur mbrëmjen e së martës në një pishinë  në lagjen Lachine të Montrealit.

Sipas mediave atje, ekipet emergjente morën një thirrje në numrin 911 rreth orës 21:35, pas raportimeve për një incident në rrugën 20e Avenue, afër rrugës Provost.

Në vendin e ngjarjes, ekipet e ndihmës së shpejtë gjetën nënën dhe fëmijën pa shenja jete.

Ata gjetën dy persona pa ndjenja,” deklaroi zëdhënësja e policisë së Montrealit, Caroline Chèvrefils.

“Për fat të keq, të dy u shpallën të vdekur në vendngjarje”, theksoi ajo.

Organet e rendit bëjnë me dije se ngjarja është cilësuar si aksidentale.

E tronditur për ngjarjen u shpreh edhe kryebashkiakja Maja Vodanoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat