Çmontohet banda në Spanjë/ Vihen në pranga tre shqiptarë, sekuestrohet drogë me vlerë 500 mijë euro

Diaspora

Çmontohet banda në Spanjë/ Vihen në pranga tre shqiptarë, sekuestrohet drogë me vlerë 500 mijë euro

Më: 30 shtator 2025 Në ora: 18:51
Aksioni i Policise

Autoritetet spanjolle kanë çmontuar një grup kriminal që merrej me kultivimin e kanabisit, ku si pasojë tre shqiptarë janë arrestuar. 

Siç raportohet kultivimi i kanabisit bëhej në disa banesa dhe në një zonë malore, larg qendrave të banimit, e cila ruhej me kamera sigurie dhe ishte e rrethuar me gardh elektrik.

Gjithashtu gjatë kontrollit janë gjetur në banesë një tunel nëntokësor që po përgatitej për një plantacion kanabisi të brendshëm, drita LED me fuqi të lartë dhe materiale të ndryshme të përdorura për kultivimin e kanabisit.

Po ashtu gjatë aksionit u sekuestruan 300 kg kanabis me vlerë më shumë se 500,000 euro, si dhe pajisje të ndryshme të nevojshme për këtë lloj kultivimi. Operacionin zbuloi ekzistencën e një organizate ndërkombëtare, duke lokalizuar një rrjet kriminal, ku anëtarët e saj ishin shumë profesionistë në nivel ndërkombëtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat