Goditet organizata kriminale në Milano, kapen 50 kg drogë, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

Diaspora

Goditet organizata kriminale në Milano, kapen 50 kg drogë, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 17:23
Foto ilustruese/ Policia italiane

Një shqiptar 49-vjeçar është mes të arrestuarve në një operacion të gjerë antidrogë të zhvilluar në Milano, Itali, që çoi në shkatërrimin e një rrjeti të organizuar narkotrafiku.

Ai u kap me 13,800 euro të fshehura në të brendshme, të dyshuara si të ardhura nga shitja e drogës, ndërsa bashkëudhëtari i tij italian kishte në makinë mbi një kilogram kokainë.

Operacioni, i zhvilluar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria pas muajsh hetimesh dhe përgjimesh, përfshiu kontrolle në disa apartamente dhe ndalime në rrugë, duke çuar në sekuestrimin e mbi 50 kg drogë, përfshirë hashash, marijuanë, kokainë dhe ketaminë, si dhe pajisje për paketim dhe një armë zjarri.

Në total, u arrestuan shtatë persona gjashtë italianë dhe një shqiptar  duke shënuar një goditje të rëndësishme ndaj trafikut të drogës në rajonin e Milanos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat