Shkolla Digjitale prezanton inovacionet në arsim në konferencën më të madhe botërore të edukimit dhe teknologjisë, Bett në Londër

Diaspora

Shkolla Digjitale prezanton inovacionet në arsim në konferencën më të madhe botërore të edukimit dhe teknologjisë, Bett në Londër

Më: 23 janar 2026 Në ora: 10:37
Pamje nga takimi

Shkolla Digjitale (Digital School), kompani e themeluar në Kosovë në vitin 2015 dhe me mbi 40 lokacione aktive në mbarë botën, po merr pjesë në Bett UK 2026, eventi më i madh global për edukim dhe teknologji, i cili po mbahet nga 21 deri më 23 janar në ExCeL Londër. 

Këtë vit, Bett UK mblodhi mbi 35 mijë pjesëmarrës nga e gjithë bota përfshirë emra të mëdhenj të industrisë globale, si Microsoft, Amazon, Cisco, Canva, edukatorë, institucione publike dhe vendimmarrës ndërkombëtarë.  

Shkolla Digjitale ishte e vetmja kompani nga Kosova që prezantoi në Bett UK 2026, duke përfaqësuar jo vetëm kompaninë, por edhe potencialin e inovacionit kosovar në fushën e edukimit dhe teknologjisë në një skenë globale. 

Gjatë ditës së parë të eventit, Darsej Rizaj, bashkë-themelues dhe CTO i Shkollës Digjitale , prezentoi “When AI Meets Edutainment: Reimagining Student Motivation at Scale”, ku u trajtua një nga sfidat kryesore të arsimit sot: motivimi i nxënësve dhe angazhimi i tyre në procesin mësimor. 

Në prezantimin e tij, Rizaj shpalosi ekosistemin e Shkollës Digjitale, si një mjet që e bën mësimin më të personalizuar, më të kuptueshëm dhe më tërheqës për nxënësit, duke i mbajtur ata aktivë dhe të përfshirë në procesin mësimor. 

Në këtë ekosistem përfshihen:  

DSOS – Menaxhim operacional dhe inteligjent i shkollave 

Houses – Angazhim dhe motivim përmes lojës  

dBlox – Kodim kreativ dhe zhvillimi i të menduarit kompjuterik  

Parent App – Aplikacion për prindërit për ndjekjen e zhvillimeve shkollore  

AI Engine – Personalizim inteligjent sipas analizës dhe automatizim  

Të dizajnuara për të funksionuar së bashku ose në mënyrë të pavarur.  

Me këtë paraqitje, Shkolla Digjitale konfirmon rolin e saj aktiv në diskutimet ndërkombëtare mbi të ardhmen e arsimit, inteligjencës artificiale dhe edutainment-it. 

Shkolla Digjitale po përfaqësohet në Bett UK 2026 nga ekipi drejtues dhe teknik, duke përfshirë edhe themeluesit e saj, Hana Qerimi dhe Darsej Rizaj. 

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat