Agjentët e Policisë Kombëtare në Spanjë, kanë gjetur 200 kilogramë kokainë të fshehur në kontenjerë nga Kolumbia të gjetura në Portin e Vigos në Spanjë, një port “problematik” i njohur për raste të transportit të kokainës.
Si rrjedhojë janë arrestuar 8 persona 5 prej të cilëve u dënuan me burg. Hetimi në fakt e ka gjenezën në vitin 2024. Si rezultat i hetimeve fillestare u bë e mundur të përcaktohej ekzistenca e një klani shqiptar që përdorte grabitjen ose atë që njihet në “botën” e krimit dhe drogës si “grep i verbër”, një procedurë e cila konsiston në futjen e lëndës narkotike në një kontenjer ngarkese të ligjshëm ose bosh në bordin e anijeve të dedikuara për transportin e mallrave, dhe më pas e nxjerrin atë sapo anijet mbërrijnë në portin ku kanë destinacionin.
Pas një pune hetimore, ky rrjet kriminal u identifikua dhe një operacion policor u krijua më 12 janar, i cili kulmoi me arrestimin e pesë anëtarëve të tij, të cilët kishin mbërritur një ditë para se anija kontejner të ankorohej për të provuar të merrnin në dorëzim drogën.
Dy prej tyre ndodheshin në një shtëpi me qira po atë ditë pranë Vigos dhe tre të tjerët u kapën ndërsa po hanin në një restorant në qytet.