Chelsea sfidon Manchester Cityn për Messin – The Blues përgatisin ofertën ‘stratosferike’ për argjentinasin

Futboll

Chelsea sfidon Manchester Cityn për Messin – The Blues përgatisin ofertën ‘stratosferike’ për argjentinasin

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 18:48
Lionel Messi

Chelsea duket se do e sfidojë Machester Cityn për nënshkrimin e Lionel Messit, sipas asaj që raporton Guillem Balague.

Gazetari, që mbanë kontakte të vazhdueshme me kampin blaugranas, në kanalin e tij në Youtube ka bërë të ditur se The Blues do të tentojnë transferimin e 33-vjeçarit.

Manchester City është skuadra aktualisht që i prinë garës për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, derisa kontrata e këtij të fundit me Barcelonën i skadon në fund të sezonit.

Në verën që lamë pas, Messi dorëzoi një letër për largim nga Camp Nou pas 20 vitesh qëndrimi, mirëpo që më pas u bind nga familja që të qëndronte.

Por, duket se vera e ardhshme do të jetë vendimtare për të ardhmen e argjentinasit, që po kërkohet me ngulm nga dy top klubet angleze.

Besohet se Chelsea do t’i ofrojë një pagë të majme Messit, vetëm që të kalojë në radhët e tyre në verën e ardhshme.

Argjentinasi duket tashmë i pakënaqur te Barcelona, sidomos në momentin kur i larguan Luis Suarezin nga skuadra, që kaloi te Atletico Madridi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat