Hansi Flick: E merituam fitoren 

Futboll

Hansi Flick: E merituam fitoren 

Nga: B.S. Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 17:11
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka komentuar fitoren (3:2) e skuadrës së tij ndaj Villarrealit, shkruan mediumi spanjoll “Marca”.

“Jam shumë i lumtur për fitoren, pasi kundërshtari kaloi në epërsi pas një gabimi të qartë nga ana jonë.

Edhe në pjesën e parë patëm raste për të shënuar, ndërsa në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë dhe ishim më të organizuar.

Mendoj se e merituam fitoren”, deklaroi Flick.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat