Reali për “hakmarrje” në Ukrainë

Futboll

Reali për “hakmarrje” në Ukrainë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 12:29
Reali për “hakmarrje” në Ukrainë

Liga e Kampioneve kthehet ditën e sotme me ndeshjet e parafundit të fazës së grupeve. Shumë skuadra do tetojnë të mbyllin llogaritë për të siguruar kualifikimin matematik për në fazën e 1/8-ave, ndërsa për disa të tjera për të vazhduar betejën deri në takimin e fundit.

Situata paraqitet e ndërlikuar në grupin B ku ndodhen Real Madrid, Inter, Borusia Mynshengladbah dhe Shakhtar Donetsk. Ekipi i Antonio Kontes duhet të fitojë medoemos sot ndaj Gladbahut në Gjermani, ndryshe rrezikon të dështojë për herë të tretë radhazi kalimin e grupeve.

Punët nuk janë aspak komode dhe për Realin. Pas paraqitjeve të dobëta në kampionat dhe një nisjeje skandaloze në Ligën e Kampioneve, “Los Blancos” janë gati të shfryjnë ndaj Shakhtar Donetskut, i cili ka pësuar nga Gladbahu 10 gola në 2 ndeshje. Ukrainasit turpëruan madrilenët në takimin e parë 2-3 në Spanjë.

Interesante është situata dhe në grupin D, ku Liverpuli, Atalanta dhe Ajaksi luftojnë për dy “bileta” për fazën tjetër. Me shumë mungesa, kampionët e Anglisë do të kërkojnë minimalisht barazimin ndaj holandezëve teksa favorizohen nga golavarazhi. Ndërkohë, Atalanta e Berat Gjimshitit duhet të likujdojë modestët e Midtjylandit në mënyrë që të përballet në “finale” me Ajaksin.

Pavarësisht reputacionit të emrave, Bajerni nuk e sheh si prioritare përballjen në Spanjë me Atletiko Madridin. Kampionët në fuqi të Europës kanë siguruar kualfikimin në 1/8-at dhe pritet që sot të luajnë me formacionin e dytë. Nga ana tjetër, kryesuesit e kampionatit spanjoll, Atletiko, kërkojnë mrekullinë ndaj bavarezëve teksa kanë siguruar vetëm 5 pikë në 4 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat