Drejtuesi aktual i Barcelonës, Tusquets: Unë do ta kisha shitur Messin verën që shkoi

Futboll

Drejtuesi aktual i Barcelonës, Tusquets: Unë do ta kisha shitur Messin verën që shkoi

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 16:17
Lionel Messi

Kur Josep Maria Bartomeu dha dorëheqje si president i Barcelonës, klubin e mori ta drejtojë përkohësisht Carlos Tusquets, biznesmen dhe bankier i njohur në Spanjë.

Ai ka dhënë një intervistë për Rac 1, ku tregon se lojtarët nuk do marrin pagat dhe bonuset në janar si dhe u ndal të sqarojë situatën në lidhje me Lionel Messin.

Sipas Tusquets në këtë krizë financiare Messi do ishte më mirë të shitej vetën që shkoi, sesa të largohet me parametra zero, diçka që do të ndodhë në verën e vitit 2021.

“Shkurtimi i pagës do të korrespondojë në 4-5% të buxhetit tonë në katër vitet e ardhshme. Në janar lojtarët nuk do të marrin pagën, ne e kemi shtyrë këtë shpenzim si dhe shpërblimet e lidhura me titujt e fituar nga ekipi”.

“Duke vepruar kështu ne kemi shpërndarë 170 milion euro, që do paguhen në katër sezonet e ardhshme. Situata ekonomike e klubit mund të ishte menaxhuar më mirë”.

“Në nivel financiar, për shembull, unë do ta shisja Messin këtë verë. Ekonomikisht do të ishte një zgjidhje e dëshirueshme. La Liga po bën kufizime për pagat dhe shitja e Leos me siguri do të kishte ndihmuar”, u shpreh Tusquets.

Në ditët e fundit ka shumë zëra që Lionel Messi do të kalojë të PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat