Kastrati ndëshkon rusët, Tottenham fiton! Ja 32 skuadrat e kualifikuara në Europa League    

Futboll

Kastrati ndëshkon rusët, Tottenham fiton! Ja 32 skuadrat e kualifikuara në Europa League    

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 22:43
Reprezentuesi i Kosovës shënon për Dinamo kundër rusëve

Dinamo nga Zagrebi ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj CSKA nga Moska, në kuadër të xhiros së fundit të grupit K të Europa League në futboll. 

Gvardiol (28'), Orshiç (41'), Kastrati (75’) shënojnë për Dinamon dhe Bistroviç (76’) për CSKA-n.

Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati, asistoi në golin e dytë, ndërsa Arijan Ademi u zëvendësua në minutën e 35-të, për shkak të një lëndimit. Në minutën e 75-të, Kastrati del i vetmuar me portier dhe shënon!

Dinamo përfundon në vend të parë me 14 pikë dhe CSKA në fund me 0 pikë.

Tottenham triumfon me rezultat 2:0 ndaj Antwerpenit, në kuadër të grupit J. Carlos Vinicius (57') dhe Lo Celso (71') shënuan për fitoren e Tottenhamit. Tottenham zë vendin e parë me 13 pikë, ndërsa Antwerpen renditet në pozitën e dytë me 12 sosh.

Skuadrat e kualifikuara në Europa League, janë Roma, Young Boys, Maccabi Tel Aviv, Wolfsberger AC, Cluj, Arsenali, Molde, Bayer Leverkusen, Slavia Pragë, PSV, Granada, Rangers, Benfica, Napoli, Sociedadi, Leicester City, Braga, Lille, AC Milan, Villareali, Antwerpen, Dinamo nga Zagrebi, Hoffenheim, Cërvena Zvezda!

Ekipet që renditen në vendet e treta në grupet e Champions League garojnë në Europa League, si Manchester Utd, Dynamo Kiev, Club Brugge, Ajaxi, Krasnodar, Salzburg, Olympiakos dhe Shakhtar.

Dinamo - CSKA M. 3:1 
DINAMO: Livakoviq - Moharrami, Theophile, Gvardiol, Leovac (Periç 21’) - Jakiq, Ademi (Franjiç 35’) - Kastrati, Majer (Toliç 79’), Orshiç – Gavranoviq (Atiemwen 81’).
CSKA: Akinfejev - Maradishvili, Divejev (Karpov 81’), Vasin, Shenikov (Gaich 71') - Obljakov, Bistroviq - Zainutdinov, Ahmetov (Tiknizijan 63'), Sigurdsson - Shkurin (Çalov 63').

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat