Fenerbahce fiton edhe një milion euro nga sulmuesi i Kosovës

Futboll

Fenerbahce fiton edhe një milion euro nga sulmuesi i Kosovës

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 11:54
Fenerbahce fiton edhe një milion euro nga sulmuesi i Kosovës

Këtë javë, Lazio siguroi kualifikimin në fazën e eliminimit në Ligën e Kampionëve, pasi përfundoi i dyti në grup pas Dortmundit.

Këtij suksesi nuk iu gëziu vetëm ekipi italian, por edhe Fenerbahçe.

Kjo pasi marrëveshja e Lazios me Fenerbahçen për transferimin e Vedat Muriqit në Olimpico, ka përfshirë në klauzolë edhe disa bonuse tjera.

1 milion euro duhet t’i paguaj Lazio si bonus. Ndryshe, Muriqi nuk ka shënuar ende asnjë gol me ekipin e ri në 9 ndeshje të zhvilluara.

Ai vazhdon të jetë jashtë fushës për shkak të lëndimit muskulor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat