Lewandowski shpallet lojtari i vitit, derisa Haaland rrëmben çmimin ‘Djaloshi i Artë’

Futboll

Lewandowski shpallet lojtari i vitit, derisa Haaland rrëmben çmimin ‘Djaloshi i Artë’

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 21:49
Robert Lewandowski dhe Erling Haaland

Robert Lewandowski është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga Tuttosport, derisa Erling Haaland ka rrëmbyer Djaloshi i Artë për vitin 2020.

Skuadra e Simone Inzaghi do të luajë kundër Bavarezëve në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

“Do të jetë e vështirë, Lazio ka luajtur mirë në Ligën e Kampionëve, jo aq mirë në Serie A, ne jemi gati të përballemi me ta”, ka thënë sulmuesi polak gjatë çmimit Djaloshi i Artë, ku ai u emërua Lojtari i vitit.

“Fitimi i Ligës së Kampionëve ishte një ndjenjë e pabesueshme”, shtoi ai.

“Është një ëndërr që u bë realitet pas një pune kaq të vështirë, më dha emocione të forta, por nuk është e rëndësishme sa tituj kemi fituar por sa akoma mund të fitojmë”.

Erling Haaland i Borussia Dortmund fitoi çmimin Djaloshi i Artë.

“Ai e meriton atë, unë jam i lumtur që po luan këtu në Gjermani, do të jetë shumë interesante të shoh këtë përballje mes nesh”, ka shtuar më tej Lewandowski. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat