Treni i fundit për Eden Hazard

Futboll

Treni i fundit për Eden Hazard

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 17:31
Treni i fundit për Eden Hazard

Belgu ka shans të ftohet për ndeshjen që Reali do ta zhvillojë të dielën me Eibarin.

Eden Hazard ka lënë prapa shqetësimet.

29-vjeçari, që po vuan nga dëmtimet e shpeshta në Real Madrid, është rikthyer tashmë në fushë.

Ai është stërvitur dy ditë radhazi pa ndonjë problem me ekipin dhe do ta ketë testin e fundit të shtunën, për të parë nëse është i gatshëm plotësisht për ndeshjen me Eibarin, apo nëse Zinedine Zidane do të preferojë mos të rrezikojë.

E rëndësishme është se Eden është kthyer dhe është i uritur të tregojë se Reali nuk ka shpenzuar kot miliona euro për ta sjellë nga Chelsea në “Santiago Bernabeu”.

Statistikat e tij janë zhgënjyese, 28 ndeshje dhe 3 gola që nga viti 2019, por shpreson të qëndrojë i shëndosh për t’i ndryshuar gjërat në favor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat