Messi, Pele dhe Ronaldo – 11-të lojtarët me më së shumti gola në histori për një klub të vetëm

Futboll

Messi, Pele dhe Ronaldo – 11-të lojtarët me më së shumti gola në histori për një klub të vetëm

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 00:20
Ronaldo, Messi, Pele

Lionel Messi bëri historinë e futbollit gjatë barazimit 2-2 të Barcelonës me Valencian këtë fundjavë, duke barazuar një rekord të madh të golave të legjendës braziliane, Pele.

Në atë që ka qenë një sezon i vështirë deri më tani për Blaugranët dhe yllin e tyre, Messi, ky i fundit po arrin të lë përsëri gjurmë.

Ylli argjentinas ka arritur të barazojë rekordin e madh të Peles si lojtari që ka shënuar më shumë gola në histori për një klub të vetëm.

Messi barazoi rekordin e Peles

Goli i Messit ndaj Valencias ishte i 643-ti i tij në ngjyrat e Barcelonës, gjë që e barazoi atë me Pelen për më shumë gola të shënuar në një klub të vetëm në historinë e futbollit.

Pele arriti të njëjtën shifër gjatë kohës së tij me ekipin brazilian, Santos dhe iu desh gati gjysmë shekulli që dikush të arrijë rekordin e tij të pabesueshëm.

Por, tani pas barazimit të rekordit, Messi është afër dhe pritet nga dita në ditë që të vendos një rekord të ri për brezat e ardhshëm që të ndjekin.

Rekordi i ri mahnitës

Thjesht do të duhet të shohim se sa do të jetë rekordi i ri që do të vendos Messi për brezat e ardhshëm, pasi numri 643 duket se do t’i takojë shumë shpejt të kaluarës.

Messi ishte afër largimit të verë nga Barcelona dhe një gjë e tillë mund t’i ndodh në verën e ardhshme, por në rast qëndrimi, argjentinasi mund të qojë rekordin në mbi 700 gola për një klub të vetëm.

Por, kush janë lojtarët që kanë shënuar më shumë gola për një klub të vetëm në historinë e futbollit.

Media më poshtë iu sjell një listë me 11-të lojtarë që kanë shënuar më shumë gola për një klub të vetëm.

Më shumë gola për një klub:

11.Dixie Dean (Everton) – 383 gola

10.Cristiano Ronaldo ( Real Madrid) – 450 gola

9.Jimmy McGrory (Celtic) – 468 gola

8.Eusebio (Benfica) – 473 gola

7.Uwe Seeler (Hamburg) – 507 gola

6.Jimmy Jones (Glenavon) – 517 gola

5.Gerd Muller (Bayern Munchen) – 525 gola

4.Josef Bican (Slavia Prague) – 534 gola

3.Fernando Peyroteo (Sporting Lisbon) – 544 gola

1.Lionel Messi (Barcelona) – 643 gola

1.Pele (Santos) – 643 gola

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat