Pëlqehet nga Manchester City, Barcelona synon rinovimin sa më shpejtë me Puig

Futboll

Pëlqehet nga Manchester City, Barcelona synon rinovimin sa më shpejtë me Puig

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 22:32
Riqui Puig

Barcelona është duke provuar të bind mesfushorin Riqui Puig të nënshkruajë kontratë të re, meqenëse kanë nisur dyshimet për të ardhmen.

Kontrata e spanjollit skadon në verën e ardhshme dhe nga klubet që pëlqehet janë edhe dy gjigantët evropianë Manchester City dhe Bayern Munich.

Sipas Fichajes, gjiganti spanjoll është duke shtyrë Puig të rinovojë sa më parë në “Camp Nou”.

Kjo nënkupton që Puig të mos largohet gjatë verës si agjent i lirë, edhe pse këtë edicion ka bërë vetëm katër paraqitje.

Thuhet se ‘fajtori’ pse talenti nuk është duke qenë titullarë është trajneri Ronald Koeman, që mendon se lojtari nuk është duke punuar aq sa duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat