Problemet nuk kanë të ndalur, nga Ferizaj largohet edhe futbollisti nga Shkupi

Futboll

Problemet nuk kanë të ndalur, nga Ferizaj largohet edhe futbollisti nga Shkupi

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 13:57
Problemet nuk kanë të ndalur, nga Ferizaji largohet edhe futbollisti nga Shkupi

Sot gjatë ditës është raportuar për tre largime nga Ferizaj, kurse tani vjen edhe i katërti.

Futbollisti shkupjan, Bujamin Asani ka konfirmuar për “Gazetën Olle” që do të largohet nga skuadra në këtë merkato dimërore.

32 vjeçari në Kosovë erdhi nga Pobeda e Prilepit teksa për Ferizajin luajti në shumë pozita të ndryshme, si në mbrojtje e poashtu edhe në mesfushë dhe krah të sulmit.

Ferizaj raportohet të jetë në probleme të mëdha financiare, me futbollistët që nuk kanë marrë rrogat tani e disa muaj e madje kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur kjo gjë brenda vitit që po lëmë pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat