UEFA: Shkëndija klubi më i mirë nga Maqedonia në dekadën e fundit

Futboll

UEFA: Shkëndija klubi më i mirë nga Maqedonia në dekadën e fundit

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 15:23
UEFA: Shkëndija klubi më i mirë nga Maqedonia në dekadën e fundit

Shkëndija nga Tetova rezulton skuadra më e mirë nga Maqedonia e Veriut në Europë në 10-të vitet e fundit. 

Shkëndija tashmë vite me radhë është shndëruar në forcë udhëheqëse të futbollit në vend, ndërsa nuk kanë munguar edhe paraqitjet e suksesshme në Kupat e Europës ku mes tjerash në këtë periudhë tre herë rresht kemi luajtur në fazën play off të UEFA Europa League.

Nga viti 2014 jemi pjesëmarrës të rregullt në eliminatoret e Kupave të Europës, ndërsa fakti që këtë e kemi bërë me sukses sjell efektin e vet në aspekt të renditjes.

UEFA ka publikuar ranglistën e klubeve sipas rezultateve të shënura më garat ndërkombëtare dhe Shkëndija rezulton klubi më i mirë nga Maqedonia e Veriut në 10-të vitet e fundit.

Në mesin e 500 klubeve, Shkëndija renditet në vendin e 284, me një trend të ngjitjes së vazhdueshme pas çdo viti pasardhës. Sipas rezultateve të shënuara në 10-të vitet e fundit në Kupat e Europës, klubi më i suksesshëm rezulton Real Madridi, ndërsa pasojnë Bayerni i Munihut, Barcelona, Atletico Madridi e Chelsea që kompletojnë top pesëshen.

Nga Maqedonia e Veriut në mesin e 500 klubeve më të mira pas Shkëndijës hyjnë Vardari që mban vendin e 366 dhe Rabotniçki që renditet i 380-ti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat