Ibrahimovic vazhdon me ‘goditje’ ndaj Guardiolës për kohën e tij te Barcelona

Futboll

Ibrahimovic vazhdon me ‘goditje’ ndaj Guardiolës për kohën e tij te Barcelona

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 16:46
Zlatan Ibrahimoviç dhe Pep Guardiola

Zlatan Ibrahimovic ka vazhduar me kritika ndaj Pep Guardiolës për kohën sa ishin së bashku te Barcelona.

Sulmuesi suedez ishte transferuar nga strategu spanjoll në vitin 2009 nga Interi, mirëpo kalimi i tij nuk ishte edhe aq i suksesshëm.

Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, Ibrahimovic ka bërë akuza të tjera në drejtim të Guardiolës.

“Barcelona ishte një skuadër fenomenale. Gjashtë muajt e parë ishin të mrekullueshëm, por për faj të trajnerit, gjërat ndryshuan”, ka thënë Ibra.

Gjërat për suedezin kishin shkuar më mirë në shtatë ndeshjet e para, pasi kishte shënuar plotë shtatë gola, mirëpo nuk shkoi më pas siç duhej.

Nga fjalët e para, mësohet se Lionel Messi kishte bërë presion për largimin e Ibrahimovicit dhe Guardiola kishte vepruar menjëherë duke i acaruar marrëdhëniet me të.

Në vitin 2010, Ibrahimovic kishte kaluar te Milani në formë huazimi, duke e transferuar përfundimisht një vit më vonë.

Suedezi më pas kishte disa kalime te skuadrat e tjera evropiane si, PSG, Manchester Unitzed, La Galaxy dhe më pas u rikthye te Rossonerët ku aktualisht edhe luan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat