Transferimi më i shtrenjtë i verës – A është Kai Havertz nënshkrimi më i keq i vitit deri më tani

Futboll

Transferimi më i shtrenjtë i verës – A është Kai Havertz nënshkrimi më i keq i vitit deri më tani

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 07:41
Kai Havertz

Nënshkrimi i Chelseat, Kai Havertz ishte një nga marrëveshjet më të mëdha të verës.

Blutë mposhtën konkurrencën e shumë klubeve, duke marr talentin e Bayer Leverkusen, i cili ishte një nga lojtarët më perspektiv në futbollin evropian.

Klubi i Ligës Premier shpenzoi 80 milionë euro për ta nënshkruar me të, duke e bërë atë transferimin më të shtrenjtë të verës, përpara Arthur Melos, Victor Osimhen dhe Ruben Dias.

Por disa muaj pasi ndodhi kjo, 21-vjeçari nuk e ka arritur formën e pritur prej tij në Londër. Numrat e Havertz në Ligën Premier nuk janë të shkëlqyeshëm.

Me dy asistime dhe vetëm një gol në 14 ndeshje, ai ka hyrë në një fazë kritike. Frank Lampard nuk ka arritur të marrë më të mirën nga një lojtar i cili dukej të ishte një talent unik gjatë kohës së tij në Gjermani.

Sezoni nuk është akoma në pikën e tij të mesme, megjithëse, Havertz ishte prekur nga coronavirusi, duke bërë që një kohë të mbetej pas.

Lampard dhe Chelsea duhet të bëjnë gjithçka që munden për të mbrojtur Havertzin në mënyrë që ta lejojnë atë të përmbushë potencialin e tij dhe të bëhet një nga lojtarët më të mirë të Evropës.

Deri më tani, për paratë e paguara, ai mbetet dështimi më i madh i sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat