Liverpooli barazon në Newcastle

Futboll

Liverpooli barazon në Newcastle

Nga: K.G. Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 22:52
Liverpooli barazon në Newcastle

Newcastle si vendas u nda baras (0:0) me kampionin në fuqi, Liverpooli, në kuadër të javës së 16-të të Premier League në futboll.

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, reprezentues i Zvicrës, u fut në lojë në fund të sfidës në vend të Salah.

“Reds-at” treguan angazhim, dominuan ballafaqimin por sulmuesit e saj nuk arritën të shënojnë golin e fitores. 

Ky është barazimi i dytë rresht (1:1 me West Bromwich-in) brenda katër ditëve i Liverpoolit.  

Liverpool kryeson me 33 pikë, duke lënë pas Manchester Utd me 30 sosh, ndërsa Newcastle renditet në të 14-tën me 19 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat