Xhaka me Arsenalin shënojnë fitoren e tretë rresht 

Futboll

Xhaka me Arsenalin shënojnë fitoren e tretë rresht 

Nga: K.Goca Më: 2 janar 2021 Në ora: 22:48
Xhaka me Arsenalin shënojnë fitoren e tretë rresht 

Skuadra e Arsenalit vazhdon me serinë e mirë, tre fitore rresht, duke e përmirësuar dukshëm edhe bilancin në tabelë. 

Arsenali në udhëtim ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj West Bromwich-it. 

Golat i realizuan futbollistët Tierney (23'), Saka (28'), Lacazette (61' 68').

Granit Xhaka u paraqit standard dhe dha kontributin e tij për këtë fitore.

Arsenali ngrihet në pozitën e 11-të me 23 pikë pas 17 jave në Premier League, ndërsa West Bromwich është në vendin e parafundit (i 19-ti) me 8 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat