Selmani tregon një detaj, ja çka kam biseduar me Zlatan Ibrahimoviçin para se të nënshkruaja...

Futboll

Selmani tregon një detaj, ja çka kam biseduar me Zlatan Ibrahimoviçin para se të nënshkruaja...

Më: 5 janar 2021 Në ora: 17:04
Selmani tregon një detaj, ja çka kam biseduar me Zlatan Ibrahimoviçin para se të nënshkruaja...

Astrit Selmani muajin e kaluar u transferua te skuadra suedeze Hammarby nga Varberg.

Te klubi i ri, bashkëpronar është futbollisti i njohur Zlatan Ibrahimoviç.

23 vjeçari thotë se ka biseduar me sulmuesin e Milanit para se të nënshkruante kontratën.

“Gjithë detajet ishin gati, ne vetëm biseduam pak. Unë jam rritur në Malmo. Kur kam qenë fëmijë e kam parë Ibrahimoviçin si model dhe idhull. Ai është 39 vjeç por ende luan në Serie A” deklaroi Selmani.

Edicionin e kaluar sulmuesi kosovar e përfundoi si golashënuesi i dytë më i mirë në kampionati shtetëror me 15 gola të realizuar.

Selmani ende nuk ka vendosur për cilën kombëtare do të luaj, por ka shprehur dëshirën e tij që të përfaqësojë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat