Klubi i njohur me rekord të zi, 31 ndeshje radhazi pa fitore

Futboll

Klubi i njohur me rekord të zi, 31 ndeshje radhazi pa fitore

Më: 8 janar 2021 Në ora: 15:17
Almir Numic

Rekordi negativ i Tasmania Berlin është në rrezik. Schalke 04 është afër barazimit të tij dhe, nëse gjërat vazhdojnë të ecin në këtë mënyrë, klubi gjerman mund ta tejkalojë atë.

“Minatorët” regjistruan një seri rezultatesh negative sezonin e kaluar, që gati i çoi në shifrën rekord të Tasmania Berlin: 31 ndeshje pa fitore. Klubi bardheblu aktualisht është në kuotën e 30 ndeshjeve pa fitore. Nëse nuk arrin të mposhtë edhe Hoffenheim të shtunën, atëherë o të barazojë rekordin e cituar më sipër.

Tasmania e vendosi rekordin e zi në vitet 1965-1966, sezonin e vetëm që luajti në Bundesliga.

Në realitet, ishte një skuadër që hyri në kampionat vetëm në momentin e fundit, pas revokimit të licencës së Hertha Berlin, për të parandaluar që qyteti i Berlinit të mos përfaqësohej në Bundesliga. Prandaj, ai kampionat i improvizuar ishte katastrofik, me 28 humbje dhe vetëm dy fitore. Tasmania ka rënë në kampionatet amatore gjatë viteve, por rekordi i saj ka bërë histori në Gjermani dhe të gjithë e mbajnë mend atë.

Pronari i Tasmania Berlin, Almir Numic, siç raporton BBC, e sheh atë rekord si një identitet real të klubit: “Është e vërtetë që sezoni ynë i vetëm në Bundesliga ishte pesë dekada e gjysmë më parë, por ne jemi gjithmonë një argument nacionalisht”. 

Tani, ai rekord minohet nga Schalke 04, e cila mburret me 7 tituj kombëtar, 5 kupa gjermane dhe trofe të ndryshëm europianë, por aktualisht është e fundit në renditjen e Bundesliga, me vetëm 4 pikë. Në Europë, megjithatë, ka nga ato skuadra që kanë bërë edhe më keq. Derby County, në sezonin 2007-2008 regjistroi 32 ndeshje radhazi pa sukses në në Premier League. Ky rekord është gjithashtu brenda mundësive të Schalke 04.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat