Pioli: Është për të ardhur keq...

Futboll

Pioli: Është për të ardhur keq...

Më: 13 janar 2021 Në ora: 11:50
Pioli: Është për të ardhur keq...

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, e ka vlerësuar skuadrën e tij pas kalimit në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Milani eliminoi Torinon pas gjuajtjes së penalltive me rezultatin 5:4. Koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën pa gola, në duelin e luajtur të martën mbrëma në “San Siro”.

“Nuk mund të mos jem i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, pasi ishte ndeshja e katërt brenda nëntë ditësh.

Por, edhe përkundër kësaj, asnjëherë nuk ka munguar angazhimi dhe intensiteti. Është për të ardhur keq që nuk fituam brenda 90 minutash, pasi treguam cilësi. Po ashtu, nuk ishte e lehtë të shënonim të pesë penalltitë”, u shpreh Pioli.

Në çerekfinale, Milani do të përballet me fituesin e ndeshjes ndërmjet Interit dhe Fiorentinës.

Milani nuk e ka fituar Kupën e Italisë që nga viti 2003.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat