Amerikanët nuk iu japin viza Serbisë, kjo i shokon serbët 

Futboll

Amerikanët nuk iu japin viza Serbisë, kjo i shokon serbët 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 janar 2021 Në ora: 14:44
Amerikanët nuk iu japin viza Serbisë, kjo i shokon serbët 

Një flakaresh i fortë për Serbinë! Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk i pajis me viza serbët dhe për një arsye shumë të fortë.

“Ekipi kombëtar serb i futbollit, i cili përbëhet nga lojtarë të Superligës me Ranko Veselinoviç nga Vancouveri, nuk do t'ju jepen vizat nga SHBA-të”, shkruan mes të tjera media serbe “Kurir”. 

“Serbia do të luajë kundër Republikës Dominikane në Santo Domingo më 25 janar, pastaj gjashtë ditë më vonë do të ndeshet me SHBA në Orlando, por duket se dueli i dytë nuk do të zhvillohet.

Gjegjësisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës refuzuan që t’i lëshojnë vizat për ekipin kombëtar serb sepse ata vijnë nga Evropa, dhe kjo po bëhet për shkak të virusit korona.

Lojtarëve tanë u është dashur t’ju lëshohen viza në ambasadën Amerikane në Santo Domingo, por informacioni që ka arritur, kjo nuk do të ndodhë.

Federata reagoi menjëherë për këtë çështje dhe është në rrugën e duhur për të rregulluar një ndeshje me Panamanë, në vend të Amerikës”, ankohen serbët dhe e ndjejnë vetën të shokuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat