Ylli i ri i Liverpool-it: Askush nuk e dinte kush isha. Salah, Mane dhe Firmino më bëjnë me dhimbje koke

Futboll

Ylli i ri i Liverpool-it: Askush nuk e dinte kush isha. Salah, Mane dhe Firmino më bëjnë me dhimbje koke

Më: 22 janar 2021 Në ora: 09:07
Rhys Williams

Një sezon për t’u mabjtur mend dhe jo vetëm për mënyrën si po zhvillohet. Rhys Williams, mbrojtës i Liverpool-it, ka kaluar nga moshat te skuadra e parë e Liverpool-it.

“Nuk e prisja gjithë këtë. Le të themi se është një ëndërr e realizuar”, ka thënë 19-vjeçari për Goal. “Kam bërë mirë në disa ndeshje, por kam bërë edhe disa gabime. Jam 19 vjeç dhe duhet të mësoj akoma”.

“Kur kam ardhur herën, askush nuk e dinte kush isha. Isha nervoz, por doja vetëm të tregoja aftësitë e mia”.

Në lidhje me debutimin: “E kam mësuar në drekë, pak para ndeshjes kundër Tottenham. Më thano se Joel Matip nuk kishte rikuperuar nga problemi në kurriz. Kam nisur të djersij”.

“Sigurisht, nuk ka qenë maksimumi të luaja menjëherë kundër Kane dhe Son, por besoj se kam bërë mirë”.

Rhys ka zbuluar edhe një kuriozitet në lidhje me seancat stërvitore: “Salah, Mane dhe Firmino më bëjnë me dhimbje koke. Stërviten gjithmonë në 100% dhe është shumë e vështirë të përballesh me ata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat