Lojtarët e Real Madridit fokusohen te Liga e Kampionëve, ‘harrojnë’ La Liga-n

Futboll

Lojtarët e Real Madridit fokusohen te Liga e Kampionëve, ‘harrojnë’ La Liga-n

Më: 26 janar 2021 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Real Madridi këtë edicion ka pasur disa ngritje dhe zbritje në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” humbën dy trofe brenda gjashtë ditëve, pra u eliminuan nga Superkupa e Spanjës dhe Kupa e Mbretit.

Sipas gazetarit të El Chiringueto, Juanfe Perez, lojtarët e Real Madridit janë fokusuar te Liga e Kampionëve.

Brenda dhomës së zhveshjes te gjiganti spanjoll besojnë se e kanë humbur La Liga-n, andaj janë të fokusuar te trofeu më prestigjiozë në botë.

Vetëm pesë ndeshje e ndajnë Realin nga trofeu u Ligës së Kampionëve duke mos përfshirë dy ndeshjet ndaj klubit italian.

Sipas këtij raporti, lojtarët kanë respekt për Atalantan, por besojnë se mund të kualifikohen tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat