Pioli: Me 11 lojtarë do të kalonim tutje, s’e di çka ndodhi mes Ibras dhe Lukakut

Futboll

Pioli: Me 11 lojtarë do të kalonim tutje, s’e di çka ndodhi mes Ibras dhe Lukakut

Më: 27 janar 2021 Në ora: 00:51
Pioli

Skuadra e Interit fitoi ndaj Milanit me përmbysje.

Milan ishte duke fituar 1-0 në çerekfinalen e Kupës së Italisë, por u mposht në fund me rezultatin 2-1.

Ibra shënoi në pjesën e parë për Milanin, ndërsa u ndëshkua me karton të kuq pas 58 minutave lojë. Interi shfrytëzoi avantazhin numerik dhe realizoi dy herë me Lukakun dhe Eriksenin.

Pas ndeshjes, Pioli u shpreh i pikëlluar me eliminimin, por i lumtur me paraqitjen.

Eliminimi nga gara: “Na vjen keq që jemi eliminuar, donim të shkonim deri në fund.”

Për grindjet Ibra-Lukaku: “Ndikoi, paralajmërimi i parë shkaktoi largimin me të kuq. Ata janë të rritur, nuk e di se çfarë thanë, mund të ndodhë, duhet ta kapërceni atë dhe të mendoni për vazhdim” .

Për kartonin e kuq: “Me dhjetë lojtarë u bë edhe më e vështirë, ne u bëmë pak naivë në lidhje me faullin e penalltisë. Është një paraqitje e mirë, unë dal nga kjo humbje shumë i sigurt për të ardhmen tonë”.

Për atë që bëri ndryshimin: “Dallimi ishte vetëm fakti që kishin mbetur 10 kundër 11, në ndeshje njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë, gjithçka do ishte e hapur.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat