Arsenali do t’i largoj këta katër futbollistë të njohur në verë

Futboll

Arsenali do t’i largoj këta katër futbollistë të njohur në verë

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 11:32
Arsenali do t’i largoj këta katër futbollistë të njohur në verë

Drejtuesit e Arsenalit kanë marrë vendim që në fund të këtij edicioni ti largojnë katër futbollistë pas konsultimeve me trajnerin Mikel Arteta.

Sulmuesi Alexandre Lacazette, mbrojtësi David Luiz dhe mesfushorët Lucas Torreira e Matteo Guendouzi pritet të mos jenë pjesë e ekipit londinez për edicionin e ardhshëm.

Mësohet se trajneri Arteta ka bërë me dije se nuk llogarit në asnjërin prej tyre pas këtij sezoni dhe ka sugjeruar largimin e tyre.

Gjithashtu, te Arsenali e konsiderojnë këtë lëvizje si veprim të duhur edhe për të ulur shpenzimet në klub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat