Bllokohet dhe humbet funeralin e babait

Futboll

Bllokohet dhe humbet funeralin e babait

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 11:05
Bllokohet dhe humbet funeralin e babait

Pavarësisht se tentoi me të gjitha mënyrat për të lënë Anglinë dhe fluturuar drejt Brazilit, Alison Beker, më në fund u dorëzua. I bllokuar nga kufizime anti-COVID, portieri i Liverpulit nuk mundi t’i japë dot lamtumirën e fundit babait, Zhoze Agostinjo, i cili i gjet i mbytur në liqen mbrëmjen e së mërkurës, pranë pronës private ku familja e tij po pushonte.

“Alison është i dërrmuar”, deklaroi vëllai i tij Muriel, edhe ai portier i Fluminenses.

Alison tentoi me çdo mënyrë për të fluturuar drejt Brazilit, por pastaj u dorëzua. Një largim i tij i mundshëm do të përkthehej në një karantinë të detyruar 10 ditore pasi të rikthehej në Angli, me gruan e tij shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë.

Edhe trajneri i tij Jyrgen Klop përjetoi një situatë të ngjashme dramatike, i cili nuk mundi do që të përcjellë nënën e tij në banesën e fundit pak ditë më parë, pasi nuk mundi dot të fluturonte drejt Gjermanisë për të njëjtat arsye.

HENDERSON – Kapiteni i Liverpulit, Xhordan Hendeson, është operuar me sukses dje në ijë dhe pritet të mungojë deri në 10 javë si rezultat.

Mesfushori u dëmtua në derbin me Evertonin, duke shtuar problemet për Klopin, i cili pati frikë se mund të humbte edhe sezonin. Por 30- vjeçari pritet të humbasë vetëm 3 kualifikueset e botërorit të Anglisë dhe nuk e rrezikon Europianin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat