Ja nota për Vedat Muriqin

Futboll

Ja nota për Vedat Muriqin

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 21:50
Ja nota për Vedat Muriqin

Lazio ka pësuar humbje shokuese si mysafir i Bolognas në kuadër të javës së 24-të në kampionatin elitar italian.

Kryeqytetasit u mposhtën me rezultat të pastër 2:0, me Bolognan që realizoi nga një gol në secilën pjesë.

Në këtë përballje nga stoli u inkuadrua në minutën e 65-të edhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, që zëvendësoi top sulmuesin e Lazios, Ciro Immobilen.

Për 25 minuta sa luajti, sulmuesi shtatlartë nga Prizreni u vlerësua me notën 6.0, teksa nota më e lartë në këtë ndeshje i takoi portierit të Bolognas, Lukasz Skorupski, i cili priti një penallti sonte të ekzekutuar nga Immboile. Ai mori notën 9.9.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat