Handanoviç pas fitores: Titulli?

Futboll

Handanoviç pas fitores: Titulli?

Më: 9 mars 2021 Në ora: 11:52
Handanoviç pas fitores: Titulli?

Ndeshje e vështirë, e pistë dhe e djersitur deri në sekondën e fundit, ajo që Interi mbrëmjen e djeshme arriti të fitonte kundër Atalantës në formë, e cila megjithatë nuk arriti të ndalte vrapin e skuadrës së Kontes. Për një koment të rezultatit në “Inter TV” ishte kapiteni Samir Handanoviç, i cili u shpreh kështu:

“E dinim që do të kishte qenë e vështirë dhe kështu ndodhi. Atalanta është një skuadër fizike dhe e fortë, luan në duele një kundër një dhe nuk është e thjeshtë t’i përballosh. Megjithatë, u treguam të zotë të vuajmë dhe të mos lejojmë shumë në momentet kulminante”.

Fitore me zemër për Interin, me rezultatin që prisnit…

Parashikonim një ndeshje të vështirë, Atalanta është një skuadër e shkëlqyer dhe po e tregon. Rastis të fitosh duke luajtur në këtë mënyrë, kjo është rruga.

Interi ka mësuar të fitojë ndeshje të tilla?

Detajet zhvendosin ndeshjet. Ata goditën dy herë në pjesën e parë, u treguam ne të zotë që nuk pësuam gol. Ishte një sfidë e ndërlikuar, e rëndësishme ishte të mos humbnim pikë sepse skuadra të tjera duhet të përballen me Atalantën.

Do t’i kujtoni në fund të sezonit pritjet e sotme?

Nis gjithçka nga stërvitja e përditshme. Kemi një javë për të korrigjuar gabimet dhe t’i përgatisim më së miri ndeshjet, duke luajtur çdo tri ditë nuk ishte e mundur. Dalja nga Europa në njërin krah është plagë, në tjetrin na lejoi të përgatiteshim më mirë.

Çfarë duhet bërë për titullin?

Duhet të mësohemi me fitoret, të qarkullojmë topin kur duhet dhe të vuajmë kur duhet. Çdo ndeshje është ndryshe.

U treguat të zotë në ndaljen e sulmit të dytë më të mirë të kampionatit.

Po, por jo vetëm kjo. Kundër Atalantës është e vështirë të luash, e dimë sepse luajmë në këtë mënyrë prej tri vitesh, ata kanë thuajse të njëjtin formacion, ka përfunduar gjithmonë me pak gola dhe janë gjithmonë ndeshje të vështira. Duhet të vuajmë dhe të arrijmë të fitojmë sfida si kjo. Rruga e rritjes kalon edhe nga këto ndeshje.

A po mendoni për Torinon?

Fitoret zgjasin pesë minuta, janë humbjet ato që të bëjnë të kalosh mbrëmje pa gjumë që të mendosh shumë për netë të tëra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat