Befason Gattuso për Rrahmanin

Futboll

Befason Gattuso për Rrahmanin

Më: 14 mars 2021 Në ora: 20:07
Befason Gattuso për Rrahmanin

Në San Siro, Milani dhe Napoli zhvillojnë ndeshjen kryesore të xhiros së 27-të në kampionatin italian.

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, këtë derbi do ta nisë nga banka rezervë pasi trajneri italian, Genaro Gattuso ka preferuar mbrojtësin serb Maksimovic të jetë partner i Kalidou Koulibaly.

Rrahmani për disa xhiro radhazi ishte titullarë duke shfrytëzuar mungesën e mbrojtësit grek, Kostas Manolas.

Ndërsa, kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj është nga minuta e parë në këtë ndeshje tejet të rëndësishme për napolitanët.

Rossonerët ndodhen nëntë pikë prapa Interit dhe duan të arkëtojnë pikë të plota. Në anën tjetër, Partenopei pozicionohen në vend të gjashtë në tabelë me pesë pikë prapa vendit të katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat