Referi bullgar rrahet dhe ndiqet nga stadiumi nga lojtarët dhe zyrtarët e klubit – publikohen pamjet

Futboll

Referi bullgar rrahet dhe ndiqet nga stadiumi nga lojtarët dhe zyrtarët e klubit – publikohen pamjet

Më: 17 mars 2021 Në ora: 14:12
Pamje nga ndeshja

Në ndeshjen midis OFK Kostinbrod dhe Tornado Bezden, që luajnë në kategorinë e katërt në futbollin bullgarian, takimi është ndërprerë pas 12 minutash lojë, pasi lojtarët ndoqën referin nga fusha e lojës për shkak se deshi t’i ndëshkonte me karton të verdhë.

Përfundimisht, ky karton i verdhë i dhënë bëri që lojtari i ndëshkuar të kërkoj konfrontim me të, duke e goditur fillimisht, por edhe duke nxehur gjakrat e bashkëlojtarëve dhe zyrtarëve të klubit të cilët e ndiqnin duke i kërkuar llogarit.

Pas vërsuljes së dy e më shumë lojtarëve drejt referit, ky i fundit vendos të ikë.

Shihni videon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat