FC Prishtina: Në këto momente dhimbjesh qëndrojmë pranë familjes së të ndjerit Rasim Thaçi-Cima 

Futboll

FC Prishtina: Në këto momente dhimbjesh qëndrojmë pranë familjes së të ndjerit Rasim Thaçi-Cima 

Më: 26 mars 2021 Në ora: 13:23
FC Prishtina: Në këto momente dhimbjesh qëndrojmë pranë familjes së të ndjerit Rasim Thaçi-Cima 

Klubi me renome i futbollit Prishtina është e tronditur me lajmin, për vdekjen e aktorit dhe ish futbollistit të saj, Rasim Thaçi – Cima.

“Ngushëllime familjes Thaçi
FC Prishtina shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes Thaçi

Sot ka ndërruar jetë ish-futbollisti i Prishtinës, aktori i mirënjohur, Rasim Thaçi – Cima.
Cima, ka qenë futbollist i Prishtinës në vitet 70-ta ndër kohët më të vështira të klubit, atëherë kur kishte rënë në rang më të ulët të garave.

Por, njëkohësisht kishte qenë pjesë e skuadrës kur po fillonte të merrte pamje të mirëfilltë vendore kombëtare.

Adhuruesit e vjetër të klubit i kujtojnë me mall paraqitjet e tij në ish-Ligën e parë krahinore.  

Në këto momente dhimbjesh qëndrojmë pranë familjes së të ndjerit Thaçi. FC Prishtina shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes dhe të gjithë adhuruesve të aktorit të madh të komedisë që në kohët më të vështira të popullit tonë, nëpërmjet aktrimit të tij na jepte kurajë dhe shpresë për ditë më të mira”, shkruan në faqen e FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat