Shkruan Marca: Kosovës i mungon Rrahmani, por do të provojnë me Muriqin e Rashican ta befasojnë Spanjën

Futboll

Shkruan Marca: Kosovës i mungon Rrahmani, por do të provojnë me Muriqin e Rashican ta befasojnë Spanjën

Më: 30 mars 2021 Në ora: 21:53
Kosova

Spanja dhe Kosova do të përballen të Mërkurën në stadiumin “La Cartuja” në Sevilje në një duel që korrespondon me ditën e ndeshjes tretë të fazës së kualifikimeve për në Kupën e Botës. Katar 2022.

Gazeta e njohur spanjolle “Marca” ka lëshuar një artikull ku i bëmnë një analizë Kombëtares së Kosovës një ditë para kësaj ndeshje.

Në artikullin e fundit të saj “Marca” shkruan se Spanja do të ballafaqohe “me ekipin më të dobët në grup”

Spanja është në vendin e dytë në Grupin B pasi mori një barazim kundër Greqisë dhe arriti një fitore të vonshme ndaj Gjeorgjisë. Tani ata do të kërkojnë tri pikë të tjera kundër ekipit më të dobët në grup, numrit 117 në renditjen e FIFA-së, shkruan gazeta Marca.

Pavarësisht dyshimeve me të cilat Spanja ka filluar rrugën për në Katar 2022, ata marrin lajmin e mirë se Gerard Moreno, sulmuesi i Villarrealit i cili po kalon një moment të shkëlqyeshëm, do të jetë në gjendje të kthehet këtë të mërkurë.

Në fund kjo gazetë i bënë një analizë ekipit të Kombëtares së Kosovës ku cek mungesën e Amir Rrahmanit dhe prezencën e Milot Rashicas dhe Vedat Muriqit me anë të të cilëve konsiderojnë se Spanja mund ta befasojë Kosovën.

“Ndërkohë, Kosova, e cila është në vendin e fundit në Grupin B, do të kërkojë të befasojë në Sevilje, edhe pse lajmi i keq është se kapiteni i tyre Amir Rrahmani, i cili luan për Napolin, është jashtë për shkak të shqetësimit në muskuj. Sidoqoftë, ekipi kosovar do të përpiqet ta avancojë këtë ndeshje me figura të tjera të tilla si Vedat Muriqi i cili luan për Lazion dhe Milot Rashican i cili luan për Ëerder Bremen.”, thuhet në artikullin e këtij mediumi spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat