Tirana fiton gjyqin ndaj Struga Trim Lum, do të paguhen 100 mijë euro

Futboll

Tirana fiton gjyqin ndaj Struga Trim Lum, do të paguhen 100 mijë euro

Më: 3 prill 2021 Në ora: 12:26
Tirana fiton gjyqin ndaj Struga Trim Lum, do të paguhen 100 mijë euro

Muaj më parë Tirana ka vënë në lëvizje një avokat grek, i cili merret me lojtarët e larguar prej saj, të cilët nuk kanë paguar periudhën e formimit.

Dhe pikërisht nga kjo histori kanë nisur të vijnë paratë e para. Bardheblutë kanë kërkuar periudhën e formimit për lojtarin Klisman Cake, i cili luan te Struga në Maqedoni.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se kanë qenë 100 mijë euro periudhë formimi që Tirana i ka fituar me gjyq në FIFA, sepse në transferimin nga një klub në tjetrin, skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut nuk ka paguar periudhën e formimit.

Jozyrtarisht palët kanë arritur në një marrëveshje, për të paguar një pjesë të parave menjëherë dhe një pjesë në një periudhë tjetër.

Bëhet fjalë për 50 mijë euro në dorë dhe pjesën tjetër më vonë. Për bardheblutë kjo është një nga fitoret e para në gjyqet për periudhat e formimit.

Tirana nuk do të ndalet me kaq, sepse avokati grek prej kohësh po kërkon ish-lojtarë bardheblu, të cilët janë larguar, qoftë pa kontratë në një skuadër tjetër, por që nuk kanë paguar periudhën e formimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat